Protokolli Nr. 12 i Konventës për të Drejtat e Njeriut

Eshtë autentik vetëm varianti në anglisht ose frëngjisht. Ky përkthim nuk përbën një variant zyrtar të Protokollit.

Nënshkrimi, ratifikimi, hyrja në fuqi, deklaratat, denoncimi, zbatimi territorial: njoftimet, komunikimet

ShtetiNënshkrimiRatifikimiHyrja në fuqiDeklaratatm, denoncimiZbatimi territorial: njoftimetKomunikimet
Shqipëria26/05/200326/11/2004 01/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Andora31/05/200706/05/200801/09/2008[ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Armenia18/06/2004 17/12/2004 01/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Austria04/11/2000jojo
Azerbaixhani12/11/2003jojo
Belgjika04/11/2000jojo
Bosnja dhe Hercegovina24/04/200229/07/200301/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Bulgariajojojo
Kroacia06/03/2002 03/02/2003 01/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Qipro04/11/200030/04/200201/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Çekia04/11/2000jojo
Danimarkajojojo
Estonia04/11/2000jojo
Finlanda04/11/200017/12/200401/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Francëjojojo
Gjeorgjia04/11/200015/06/200101/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Gjermania04/11/2000jojo
Greqia04/11/2000jojo
Hungaria04/11/2000jojo
Islanda04/11/2000jojo
Irlanda04/11/2000jojo
Italia04/11/2000jojo
Letonia04/11/2000jojo
Lihtenshtajni04/11/2000jojo
Lituaniajojojo
Luksemburgu04/11/200021/03/200601/07/2006 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Malta08/12/2015 08/12/2015 01/04/2016 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Monakojojojo
Mali i Zi03/04/2003103/03/2004106/06/2006[ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Holanda04/11/200028/07/200401/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Maqedonia e Veriut04/11/200013/07/200401/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Norvegija15/01/2003jojo
Poloniajojojo
Portugalia04/11/200016/01/201701/05/2017 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Moldavia04/11/2000jojo
Rumania04/11/200017/07/200601/11/2006 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Rusia04/11/20002jojo
San Marino04/11/200025/04/200301/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Serbia03/04/2003103/03/2004101/04/2005 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Sllovakia04/11/2000jojo
Sllovenia07/03/200107/07/2010 01/11/2010 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Spanja04/10/2005 13/02/2008 01/06/2008 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Suediajojojo
Zvicrajojojo
Turqia18/04/2001 jojo
Ukraina04/11/200027/03/200601/07/2006 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Mbretëria e Bashkuarjojojo

1 Datat e nënshkrimit dhe ratifikimit nga bashkimi shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi.

2 Në përputhje me Rezolutën CM/Res(2022)3 të miratuar nga Komiteti i Ministrave më 23/03/2022, Federata Ruse pushon së qeni Palë e Traktatit ETS Nr. 5 më 16/09/2022. Prandaj, Federata Ruse pushon së qeni nënshkruese e Protokollit gjithashtu më 16/09/2022.

ETS (STE) Nr. 177

Protokolli Nr. 12 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore

Romë, 4.XI.2000

Preambula

Shtetet Anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të këtij Protokolli,

duke pasur parasysh parimin themelor, sipas të cilit të gjithë personat janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë për një mbrojtje të njëjtë nga ligji,

të vendosur për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të nxitur barazinë e të gjithë personave nëpërmjet zbatimit kolektiv të një ndalimi të përgjithshëm të diskriminimit në kuadrin e Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (në vijim referuar si „Konventa“);

duke ripohuar që parimi i mosdiskriminimit nuk i ndalon Shtetet Palë të marrin masa me qëllim që të nxisin një barazi të plotë dhe efektive, me kusht që këto masa të kenë një justifikim të arsyeshëm dhe objektiv,

kanë rënë dakort sa më poshtë:

Neni 1
Ndalimi i përgjithshëm i diskriminimit

1. Ky Protokoll do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit që pason mbarimin e një periudhe prej dy muajsh pas datës në të cilën shtatë Shtete anëtare të Këshillit të Evropës do të kenë shprehur pëlqimin e tyre për t’u lidhur me Protokollin, sipas dispozitave të nenit 8.

2. Askush nuk duhet të diskriminohet nga një autoritet publik për ndonjë nga arsyet e parashikuara në paragrafin 1.

Neni 2
Zbatimi territorial

1. Çdo Shtet, në momentin e nënshkrimit ose depozitimit të instrumenteve të ratifikimit, pranimit ose miratimit, mund të caktojë territorin ose territoret në të cilat ky Protokoll gjen zbatim.

2. Çdo Shtet, në çdo kohë të mëpasme, mund ta shtrijë zbatimin e këtij Protokolli në lidhje me çdo territor tjetër të specifikuar në një deklaratë drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,. Në lidhje me këtë territor, Protokolli hyn në fuqi ditën e parë të muajit që pason kalimin e një periudhe prej tre muajsh nga data e marrjes së njoftimit nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Çdo deklaratë e bërë në bazë të dy paragrafëve të mësipërm mund të tërhiqet ose të ndryshohet, në lidhje me çdo territor të caktuar në atë deklaratë, me anë të një njoftimi drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Tërheqja ose ndryshimi hyn në fuqi ditën e parë të muajit që pason mbarimin e një periudhe prej tre muajsh pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.

4. Një deklaratë e bërë në përputhje me këtë nen do të konsiderohet të jetë bërë në përputhje me paragrafin 1 të nenit 56 të Konventës.

5. Çdo Shtet që ka bërë deklaratë sipas paragrafit 1 ose 2 të këtij neni, në çdo kohë të mëpasme, mund të deklarojë në lidhje me një ose më shumë territore të parashikuara në këtë deklaratë, se pranon kompetencën e Gjykatës për shqyrtimin e kërkesave të individëve, organizatave joqeveritare ose të grupeve të individëve, siç parashikohet në nenin 34 të Konventësnë lidhje me nenin 1 të këtij Protokolli.

Neni 3
Marrëdhënia me Konventën

Shtetet Palë do t’i konsiderojnë dispozitat e neneve 1 dhe 2 të këtij Protokolli si nene shtesë të Konventës dhe, për pasojë do të zbatohen të gjitha dispozitat e Konventës.

Neni 4
Nënshkrimi dhe ratifikimi

Ky Protokoll është i hapur për nënshkrim nga Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkruese të Konventës. Ai i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose miratimit. Një Shtet anëtar i Këshillit të Evropës nuk mund ta ratifikojë, pranojë ose miratojë këtë Protokoll pa ratifikuar paraprakisht ose njëkohësisht Konventën. Instrumentet e ratifikimit, pranimit ose miratimit do të depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Neni 5
Hyrja në fuqi

1. Ky Protokoll do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit që pason mbarimin e një periudhe prej tre muajsh pas datës në të cilën dhjetë Shtete anëtare të Këshillit të Evropës do të kenë shprehur pëlqimin e tyre për t’u lidhur me Protokollin, sipas dispozitave të nenit 4.

2. Për çdo Shtet anëtar që do të shprehë më vonë pëlqimin e tij për t’u lidhur me këtë Protokoll, ky do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit që pason mbarimin e një periudhe prej tre muajsh pas datës së depozitimit të instrumentit të ratifikimit, pranimit ose miratimit.

Neni 6
Funksionet e depozitarit

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës njofton të gjithë Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës:

a. për çdo nënshkrim;

b. për dorëzimin e çdo instrumenti ratifikimi, pranimi ose miratimi;

c. për çdo datë të hyrjes në fuqi të këtij Protokolli në përputhje me nenet 2 dhe 5;

d. për çdo akt, njoftim ose komunikim tjetër lidhur me këtë Protokoll.

Në dëshmi të kësaj, të nënshkruarit, rregullisht të autorizuar për këtë qëllim, kanë nënshkruar këtë Protokoll.

Bërë në Romë, më 4 nëntor 2000, në anglisht dhe frëngjisht, të dy tekstet janë njëlloj autentikë, në një kopje të vetme, e cila depozitohet në arkivat e Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës i dërgon kopje të njësuara me origjinalin secilit Shtet anëtar të Këshillit të Europës.