Protokolli Nr. 16 i Konventës për të Drejtat e Njeriut Themelore

Eshtë autentik vetëm varianti në anglisht ose frëngjisht. Ky përkthim nuk përbën një variant zyrtar të Protokollit.

Nënshkrimi, ratifikimi, hyrja në fuqi, rezervat, deklaratat, denoncimi, derogimet, zbatimi territorial: njoftimet, komunikimet

ShtetiNënshkrimiRatifikimiHyrja në fuqiRezervatDeklaratat, denoncimi, derogimetZbatimi territorial: njoftimetKomunikimet
Shqipëria24/11/2014 22/07/2015 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Andora12/04/2018 16/05/2019 01/09/2019 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Armenia02/10/2013 31/01/2017 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Austriajojojo
Azerbaixhani18/11/2021 06/07/2023 01/11/2023 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Belgjika08/11/2018 22/11/2022 01/03/2023 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Bosnja dhe Hercegovina11/05/2018 09/03/2021 01/07/2021 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Bulgariajojojo
Kroaciajojojo
Qiprojojojo
Çekiajojojo
Danimarkajojojo
Estonia17/02/2014 31/08/2017 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Finlanda02/10/2013 07/12/2015 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Francë02/10/2013 12/04/2018 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Gjeorgjia19/06/2014 06/07/2015 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Gjermaniajojojo
Greqia02/03/2017 05/04/2019 01/08/2019 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Hungariajojojo
Islandajojojo
Irlandajojojo
Italia02/10/2013 jojo
Letoniajojojo
Lihtenshtajnijojojo
Lituania10/06/2014 02/09/2015 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Luksemburgu06/09/2018 14/05/2020 01/09/2020 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Maltajojojo
Monakojojojo
Mali i Zi13/12/2021 14/02/2023 01/06/2023 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Holanda07/11/2013 12/02/2019 01/06/2019 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Maqedonia e Veriut09/09/2021 25/09/2023 01/01/2024 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Norvegija27/06/2014 jojo
Poloniajojojo
Portugaliajojojo
Moldavia03/03/2017 22/06/2023 01/10/2023 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Rumania14/10/2014 15/09/2022 01/01/2023 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
San Marino02/10/2013 16/02/2015 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Serbiajojojo
Sllovakia02/10/2013 17/12/2019 01/04/2020 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Sllovenia02/10/2013 26/03/2015 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Spanjajojojo
Suediajojojo
Zvicrajojojo
Turqia20/12/2013 jojo
Ukraina20/06/2014 22/03/2018 01/08/2018 [ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre][ang] [fre]
Mbretëria e Bashkuarjojojo

CETS (STCE) Nr. 214

Protokolli Nr.16 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore

Strasburg, 2.X.2013

Preambula

Shtete anëtare të Këshillit të Europës dhe Palët e tjera të Larta Kontraktuese të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më poshtë e quajturт„Konventa“), nënshkrues të saj:

duke marrë në konsideratë dispozitat e Konventës dhe në veçanti, nenin 19 që themelon Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (më poshtë e quajtur „Gjykata“);

duke pasur parasysh se zgjerimi i kompetencës së Gjykatës për dhënien e opinioneve rekomanduese do të përmirësojë më tej ndërveprimin midis Gjykatës dhe autoriteteve kombëtare dhe në këtë mënyrë do të forcojë zbatimin e Konventës, në përputhje me parimin e subsidiaritetit;

duke pasur parasysh opinionin nr. 285 (2013) të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës më 28 qershor 2013,

kanë rënë dakort sa më poshtë:

Neni 1

1. Gjykata dhe tribunale më të larta të një Pale të Lartë Kontraktuese, të përcaktuara në përputhje me nenin 10, mund t’i kërkojnë Gjykatës të japë opinione rekomanduese mbi çështje parimore të lidhura me interpretimin ose zbatimin e të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Konventë ose protokollet e saj.

2. Gjykata ose tribunali kërkues mund të kërkojnë një opinion rekomandues vetëm në kontekstin e një çështjeje të mbetur pezull para saj.

3. Gjykata ose tribunali kërkues jep arsyet për kërkesën e saj/të tij dhe informacionin përkatës paraprak ligjor dhe faktik në lidhje me çështjen e mbetur pezull.

Neni 2

1. Një trup prej pesë gjyqtarësh të Dhomës së Madhe vendosin nëse duhet të pranojnë kërkesën për opinionin rekomandues, duke marrë në konsideratë nenin 1. Trupi gjyqësor jep arsyet për çdo refuzim për pranimin e kërkesës.

2. Nëse trupi gjyqësor e pranon kërkesën, Dhoma e Madhe do të japë opinionin reko-mandues.

3. Trupi gjyqësor dhe Dhoma e Madhe, të përmendur në paragrafët pararendës, përfshijnë gjyqtarin e zgjedhur kryesisht në lidhje me Palën e lartë kontraktuese të cilit i përket gjykata ose tribunali kërkues. Nëse nuk ka asnjë gjyqtar ose nëse ai gjyqtar nuk mund të veprojë në atë cilësi, një person i zgjedhur nga kryetari i Gjykatës nga një listë e paraqitur paraprakisht nga ajo Palë, do të veprojë në cilësinë e gjyqtarit.

Neni 3

Komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut dhe Pala e Lartë Kontraktuese të cilës i përket gjykata ose tribunali kërkues, kanë të drejtën e paraqitjes së komenteve me shkrim dhe pjesëmarrjes në seancë. Në interesin e miradministrimit të drejtësisë, kryetari i Gjykatës gjithashtu mund të ftojë ndonjë palë tjetër të lartë kontraktuese ose person që të paraqesë komente me shkrim ose të marrë pjesë në seancë.

Neni 4

1. Për opinionet rekomanduese jepen arsyet përkatëse.

2. Në qoftë se mendimi këshillimor nuk shpreh tërësisht ose pjesërisht mendimin e njëzëshëm të gjyqtarëve, çdo gjyqtar ka të drejtë të japë një mendim të veçantë.

3. Opinionet rekomanduese i komunikohen gjykatës ose tribunalit kërkues dhe Palës së Lartë kontraktuese të cilës i përket gjykata ose tribu-nali.

4. Opinionet rekomanduese publikohen.

Neni 5

Opinionet rekomanduese nuk janë detyruese.

Neni 6

Në lidhje me Palët e Larta Kontraktuese, dispozitat e neneve 1 deri 5 të këtij protokolli konsiderohen nene shtesë të Konventës, dhe si rrjedhojë zbatohen të gjitha dispozitat e Konventës.

Neni 7

1. Ky protokoll është i hapur për nënshkrim nga Palët e Larta Kontraktuese të Konventës që mund të shprehin pëlqimin e tyre për të përmbushur detyrimet ligjore për:

a. nënshkrimin pa rezervë në lidhje me ratifikimin, pranimin ose miratimin; ose

b. nënshkrimin në bazë të ratifikimit, pranimit ose miratimit, ndjekur nga ratifikimi, pranimi ose miratimi.

2. Instrumentet e ratifikimit, pranimit ose miratimit depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Neni 8

1. Ky protokoll hyn në fuqi ditën e parë të muajit pas skadimit të një periudhe tremujore pas datës në të cilën dhjetë Palët e Larta Kontraktuese të Konventës kanë shprehur pëlqimin e tyre për të përmbushur detyrimet ligjore sipas protokollit, në përputhje me dispozitat e nenit 7.

2. Në lidhje me ndonjë Palë të Lartë Kontraktuese të Konventës që më pas shpreh pëlqimin për të përmbushur detyrimet ligjore sipas tij, protokolli do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit pas skadimit të një periudhe tremujore pas datës së shprehjes së pëlqimit të saj për të përmbushur detyrimet ligjore sipas protokollit, në përputhje me dispozitat e nenit 7.

Neni 9

Në lidhje me dispozitat e këtij protokolli nuk mund të bëhet asnjë rezervë sipas nenit 57 të Konventës.

Neni 10

Në kohën e nënshkrimit ose depozitimit të instrumentit të saj të ratifikimit, pranimit se miratimit, me anë të një deklarate drejtuar Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, secila Palë e Lartë Kontraktuese të Konventës specifikon gjykatat ose tribunalet që cakton për qëllime të nenit 1, paragrafi 1 të këtij protokolli. Kjo deklaratë mund të ndryshohet në një datë të mëvonshme dhe në të njëjtën mënyrë.

Neni 11

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës njofton shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe palët e tjera të larta kontraktuese të konventës në lidhje me:

a. për çdo nënshkrim;

b. për dorëzimin e çdo instrumenti ratifikimi, pranimi ose miratimi;

c. ndonjë datë të hyrjes në fuqi të këtij protokolli në përputhje me nenin 8;

d. ndonjë deklaratë të bërë në përputhje me nenin 10; dhe

e. ndonjë akt, njoftim ose komunikim tjetër në lidhje me këtë protokoll.

Në dëshmi të kësaj, të nënshkruarit, rregullisht të autorizuar për këtë qëllim, kanë nënshkruar këtë Protokoll.

Hartuar në Strasburg më 2 tetor 2013 në gjuhën angleze dhe frënge, ku të dyja tekstet janë njëlloj autentike, në një kopje të vetme që depozitohet në arkivat e Këshillit të Europës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës i transmeton kopje të vërtetuara çdo shteti anëtar të Këshillit të Europës dhe Palëve të Tjera të Larta Kontraktuese të Konventë.